Sot luhet java e 28-të e Kategorisë së Parë, teksa në fushë do të zbresin të gjitha skuadrat. Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 15:00.
Elbasani kryesues do të udhëtojë në Peshkopi për t’u ndeshur me Korabin vendas, një kundërshtar që në fushën e vet bën thuajse gjithnjë mirë. Bylisi i vendit të dytë luan po në transfertë, teksa do të përballet me Lushnjën.
Duket detyrë shtëpie për Flamurtarin, që pret Tomorin e vendit të fundit. Përballje e fortë ajo mes Apolonisë dhe Vorës, dy ekipe që për momentin janë në play-off. Dy takimet e tjera janë Kastrioti-Luzi dhe Burreli-Besa.
NDESHJET SOT
FLAMURTARI-TOMORI 15:00
APOLONIA-VORA 15:00
KORABI-ELBASANI 15:00
LUSHNJA-BYLIS 15:00
KASTRIOTI-LUZI 2008 15:00
BURRELI-BESA 15:00