Java e 26-të e Kategorisë Superiore do të mbyllet me 3 sfidat ditën e sotme.9514b04115df423f889ca191731b5e3fNë orën 13:00 Egnatia do të presë Teutën, teksa rrogozhinasit vijnë në këtë sfidë pas humbjes nga Erzeni. Durrsakët do të kërkojnë 3 pikët pas barazimit me Kastriotin në Kamzë.
Po në të njëjtën orar Laçi do të përballet me Vllazninë, ku do t’i duhet një fitore me çdo kusht. Kurbinasit vijnë pas humbjes me Tiranaën ndërsa kuqeblutë pas barazimit me Partizanin.
Nderkaq, po kaq e rendesishme eshte kjo ndeshje edhe per ekipin e Vllaznise, qe me ndalesen e djeshme te Tiranes, ka mundesine qe t’i afrohet me shume kreut. Por asaj i ben pune vetem fitorja ne Laç.
Ndeshja e fundit do të luhet mes Partizanit dhe Kastriotit në orën 16:00. Të dyja ekipet vijnë në këtë duel pas barazimeve të marra në javën e 25-të të Superiores.