Ndeshja e sotme ne mes Vllaznise dhe Erzenit, ndonese miqesore ka ngjallur interesin e shkodraneve per ta ndjekur ate. Kuptohet qe per shkak te situates se krijuar, numri i tyre ne stadium nuk ka qene i madh, por ne mes te pranishmeve ka patur edhe nje “tifoz” te veçante.
Behet fjale per ish- futbollistin e Vllaznise, Olsi Gocaj. Ai ka qene i vendosur ne tribunen ViP te “Loro Boriçit” dhe ka ndjekur nga afer kete takim te ish- skuadres se tij.
Siç shikohet edhe ne kete foto te fotoreporterit te njohur Mikel Thepina, Gocaj duket shume i vemendshem ne ndjekjen e ndeshjes ne fushe.
Kuptojme qe Gocaj u largua para dy sezonesh nga Shkodra teksa luajti ne Vlore me Flamurtarin ndersa tani eshte ende pa skuader dhe ne pritje te ndonje oferte tjeter.
Por ne kete situate pritje, nuk mund te qendronte pa pare nga afer, skuadren e tij te zemres me te cilen ka luajtur mbi 200 ndeshje vetem ne kampionat.
www.shkodrasport.com