Tifozët shkodranë kanë qenë gjithmonë një “armë” e fortë e Vllaznisë, duke e mbështetur dhe shoqëruar skuadrën kudo që ajo luan.

Në ndeshjet e fundit shtëpiake është vërejtur se tifozët shkodranë nuk kanë qenë të shumtë në numër dhe aq sa pretendohet në Shkodër. Por sot, në përballjen me Teutën pritet një numër më i madh mbështetësish në “Loro Boriçi”.

Rezultatet pozitive që kanë arritur së fundmi 9 herë kampionët e vendit dhe pozicioni që ata mbajnë në renditje duket se i kanë “nxitur” shkodranët të jenë më të shumtë në shkallët e stadiumit këtë të shtunë, duke inkurajuar skuadrën e zemrës për të shkuar te fitorja.