Ndeshja e sotme në mes Vllaznisë dhe Vorës është konsideruar praktikisht e lehtë nga ana e Sektorit të Gjykimit pranë FSHF-së dhe jo më kot, ai ka përzgjedhur një treshe arbitrash të rinj për ta drejtuar atë.

Kështu, kryesor në këtë ndeshje që do të startojë në orën 14.00 në fushën sportive “Reshit Rusi” do të jetë Mikel Dyrmishi nga Poliçani ndërsa asistentë të tij do të jetë Gerald Balliu nga Berati dhe Egli Aliaj po nga Poliçani.

Sakaq, arbitër i katërt do të jetë beratasi tjetër Lesjan Dosti. Vëzhgues i arbitrave do të jetë Genc Maloku nga Tirana dhe delegat i FSHF-së është caktuar Astrit Maçi.

Kuptohet që të dy ekipet duan arbitrim korrekt në mënyrë që rezultatin e ndeshjes ta përcaktojë fusha e lojës dhe ajo që do të japin ata gjatë 90 minutave dhe jo vendimet e padrejta të arbitrave.
www.shkodrasport.com