Pas pak minutash do të nisë në Durrës Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Padyshim që këto zgjedhje kanë marrë një vëmendje të madhe nisur edhe nga lufta e fortë për postin e presidentit në mes Armando Dukës dhe Bashkim Finos.

Ndër 66 delegatët me të drejtë vote, janë edhe 5 përfaqësues të Qarkut Shkodër. Interesant është të dimë se për kë do të votojnë ato.

Të paktën nisur nga logjika por edhe pozicioni dhe marëdhëniet që kanë, votat e Qarkut të Shkodrës do të shkojnë për:

Voltana Ademi (Vllaznia)                                Armando Duka
Fundim Dollaku (Ada)                                     Armando Duka
Gjon Gjonaj (Terbuni)                                     Bashkim Fino
Tonin Marinaj (Veleçiku)                                 Bashkim Fino
Gëzim Martuzi (Shoqata Rajonale Shkodër)  Armando Duka

Me votat e Qarkut Shkodër, duket se do të fitojë sërish Armando Duka (3-2).

Natyrisht që nuk mund të themi se do të ndodhë kështu 100 për qind, por besojmë se nuk do të kemi gabuar në këtë parashikim.

Dy votat e Tërbunit dhe Veleçikut dihet që do të shkojnë për Bashkim Finon sepse votojnë kryebashkiakët e Pukës dhe Koplikut që janë të Partisë Socialiste.

Vota e Adës dihet që do të shkojë për Armando Dukën sepse gjithmonë ka votuar për të dhe po ashtu edhe ajo e shoqatës rajonale.

Me siguri që për presidentin aktual të FSHF-së do të votojë edhe kryebashkiakja e Shkodrës, jo nisur nga ngjyrimet politike që mori kjo fushatë por edhe nga marëdhëniet shumë të mira që ka patur me Dukën.

Kësisoj Qarku Shkodër e ka thënë fjalën e tij. A do të jetë kështu edhe në Qarqet e tjera? Të presim.

© shkodrasport.com