Zyrtarisht ka startuar diten e sotme dhe ne fakt menjehere kane ardhur edhe levizjet e para te merkatos ne ekipet e Kategorise Superiore te futbollit shqiptar.

Donald Rapo dhe Abaz Karakaçi ishin dy largimet e para të Superiores. Si lojtari i Laçit, ashtu edhe ai i Kastriotit njoftuan ditën e djeshme “divorcin” me klubet respektive.

Mëngjërashi i kurbinasve nuk gjeti shumë hapësira me trajnerin Shpëtim Duro dhe kësisoj palët zgjodhën të mbyllnin bashkëpunimin. Ndërsa Karakaçi nuk është aktivizuar në asnjë takim në këtë edicion futbollistik.

Kontributi i tij për të ngjitur krutanët në elitë ishte i madh, mirëpo në Superiore trajneri Ndreu e ka pasur të vështirë t’i gjejë një vend në formacion.

Të dy futbollistët lajmëruan largimet e tyre ditën e djeshme, disa orë para ndërrimit të viteve duke falënderuar drejtuesit si dhe tifozët për mbështetjen e tyre./newsport/