Southampton-i ka 75 milionë arsye që të gëzohet në këtë mëngjes, pasi përfundoi marrëveshjen e shitjes së mbrojtësi Virgil van Dijk te Liverpool-i. Holandezi e dëshironte shumë largimin nga “shenjtorët”. Kërkesa i’u plotësua dhe tani ai është mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Por duhet thënë një veçanti me mjaft rëndësi për klubin e Southampton-it.

“Shenjtorët” janë klubi që dallohet për prodhimin e yjeve dhe që arrin t’i shesë ata më pas te skuadrat e mëdha për shifra të çmendura. Një fabrikë talentesh, vetëm duke shitur futbollistë ata kanë përfituar 300 milionë sterlina në vitet e fundit. Dhe nga yjet e shitur, një numër i madh ka shkuar te Liverpool-i. Futbollisti më i mirë që ata kanë nxjerrë deri mëm tani është Gareth Bale, i cili u ble nga Tottenham-i për 10 milionë sterlina kur Southampton-i zbriti në Championship në 2007. Për fat të keq, për uellsianin nuk kishte klauzolë shitjeje e ata nuk përfituan kur ai u ble nga Real Madridi për 82 mln sterlina.Pavarësisht kësaj, “shenjtorët” ia kanë që të bëjnë biznes të mirë me futbollistët e tyre.

Më poshtë është 11-shja e futbollistëve të shitur dhe vlera e transferimit:

Paulo Gazzaniga (Te Tottenham, 2017) – £1million

Nathaniel Clyne (Te Liverpool, 2015) – £12.5million

Luke Shaë (Te Manchester United, 2014) – £25million

Dejan Lovren (Te Liverpool, 2014) – £20million

Virgil Van Dijk (Te Liverpool, 2018) – £75million

Toby Alderweireld (Te Tottenham, 2015) – £11.5million

Victor Wanyama (Te Tottenham, 2016) – £11million

Adam Lallana (Te Liverpool, 2014 ) – £25million

Morgan Schneiderlin (Te Manchester United, 2015) – £24million

Sadio Mane (Te Liverpool, 2016) – £34million

Gareth Bale (Te Tottenham, 2007) – £10million

Dhe zëvendësuesit…

Graziano Pelle (Te SD Luneng, 2016) – £13million

Calum Chambers (Te Arsenal, 2014) £16million

Jay Rodriguez (Te West Brom, 2017) £12million