Konsiderohen nder elementet me te rendesishem te dale nga Akademia Vllaznia ne sezonin e fundit dhe rrjedhimisht shihen me nje sy shume pozitiv nga drejtuesit e klubit. Trajneri i tyre Vioresin Sinani tashme eshte pjese e stafit te ekipit te pare dhe padyshim qe ky fakt eshte nje bonus shume i madh per ta.
E kemi fjalen per mbrojtesin Flori Spahija dhe sulmuesin anesor Antonio Delaj. Te dy ata prej ditesh sterviten me Vllaznine dhe po ashtu jane pjese e saj edhe ne fazen pergatitore qe ajo po zhvillon ne Austri.
Ne keto rrethana, te dy 19 vjeçaret presin qe pas kthimit te ekipit ne Shkoder, te ulen e te bisedojne me drejtuesit e klubit per çeshtjen e kontratave. Ne fakt, klube te ndryshme te Superliges kane shprehur interes per keta lojtare dhe nuk do te ishte çudi te perfundonin diku tjeter.
Por ne Shkoder duket se eshte hapur nje cikel i ri per elementin e ri. Me Josen qe mund t’u jape me shume hapesire, por edhe me mbeshtetjen e Sinanit e Milotit, keta dy 19 vjeçare sebashku edhe me Alivoden e Pjeshken, pritet te jene me shume ne vemendje, ashtu si Qarri, Smajli, Paloka e ndonje tjeter./SHKODRA-SPORT.COM/