Sebastian Spahiu ka filluar të lërë gjurmën e tij te Egnatia, të cilës iu bashkua gjatë verës. Mesfushori ofensiv shënoi sot në suksesin 2-1 të skuadrës ndaj Laçit, ekipit nga i cili u transferua në verë dhe ka shpjeguar se nuk festoi pikërisht për këtë arsye një gol që ndihmoi skuadrës që të ngjitej në kreun e klasifikimit.

“Jam i lumtur për golin, është normale. Mendoj se zhvillova një ndeshje të saktë sot se në ndeshjen ndaj Partizanit nuk isha shumë mirë. Dhe nuk festova te goli si respekt ndaj klubit ku kam ardhur kur nuk kisha asgjë.

Ne kemi për t’i marrë ndeshje pas ndeshje, të luajmë sa më mirë në ndeshjen tjetër. Kemi objektiva normalisht për kampionatin dhe ta shohim se çfarë ndodh.

Nuk e kam menduar kurrë se jam zëvendësuesi i Kasës apo për presionin, asnjëherë.

Pozicioni? Më qejf kam të luaj si numër 10, si ndaj Partizanit, edhe pse nuk luajta mirë në atë ndeshje. Por aty e kam me qejf të luaj.

Ka shumë lojtarë të rinj këtë sezon dhe ka intensitet se lojtarët e rinj vrapojnë shumë, është mirë, të shohim si zhvillohen ndeshjet e tjera”, tha Spahiu për “MCN” pas ndeshjes.