Napoli do të përballet në orën 15:00 me Salernitanën, por për napolitanët do të jetë vëmendja më e madhe në “San Siro”, aty ku Interi pret Lacion. Nëse kryeqytetasit nuk arrijnë të fitojnë, Napoli do të shpallet kampion i Italisë.
Por, Lucciano Spaleti duket se nuk pret dhurata dhe ka kërkuar nga skuadra që të jenë të përqendruar te ndeshja e tyre. Mediat italiane bëjën me dije se ekipi i Napolit nuk do ta ndjekë ndeshjen mes Interit dhe Napolit.
Stafi teknik ka organizuar një program që nuk i lejon të ndjekin takimin.
Skuadra do të drekojë para ndeshjes dhe më pas do të niset në drejtim të stadiumit “Maradona”, aty ku duhet të kënaqë tifozerinë që ka kaq vite që pret një ditë si kjo.