Inter ka mundur 6-2 Benevento-n në Kupën e Italisë dhe ka siguruar një vend në çerekfinalet e këtij kompeticioni, ku do të përballet me Lazio-n e Thomas Strakoshës. Këto kanë qenë deklaratat e trajnerit Luciano Spalletti në përfundim të ndeshjes.
“Lojtarët kanë bërë një punë të mirë dhe ky rezultat na lejon të punojmë me më shumë qetësi”, ka thënë tekniku i zikaltërve. “Ndeshja me dyer të mbyllura? Nuk më ka pëlqyer. Nuk është ky sporti që duam. Nuk ka spektakël kur nuk ka tifozë.
“Ky nuk është futboll, nuk është argëtim. Askush nuk do të luajë ndeshje në stadiume të boshatisur”.
Interi eshte me pare eshte ankuar per arbitrat apo gjera te tilla dhe tashme eshte kunder stadiumit bosh. Prandaj dhe Spalleti ka reaguar ne kete menyre.