Këtë herë qëllimi i Icardi nuk është i mjaftueshëm për Interin, i cili ka barazuar ndaj Fiorentinës dhe ende nuk ka shtyrë dot përpara, te një fitore, e cila mungon prej më shumë se një muaj. Luciano Spalletti, i intervistuar nga “Premium” pas lojës, pranon: “Barazimi ishteë rezultati i drejtë i ndeshjes. Ne kemi një grimë telashe dhe bëjmë gabime pa kuptim. Mund të bënim më mirë, sepse ishim në gjendje për të marrë drejtimin e lojës…”

Pra, trajneri zikaltër thekson mungesën e alternativave në një listë të ngushtë lojtarësh: “Çfarë doni nga unë, nuk e di çfarë të them? Nuk shkoj në dhomat e zhveshjes për të thënë se këto nuk janë të mirë dhe dua më shumë alternativa. Gjërat shihen. Eshtë e qartë se jemi pak, kjo vlen për të gjithë që shohim. Nëna ime që është 80 vjeç e di se na mungon një “central”. Sot Ranocchia luajti, sepse nuk kishim asnjë alternativë”./telesport/