Inter-i ka pësuar humbjen e parë në këtë sezon dhe Luciano Spalletti nuk ka qenë aspak i kënaqur: “Më vjen keq, por kishte shumë kohë që Inter nuk mundej… Besoj se faji ka qenë kryesisht i yni. Në pjesën e dytë nuk e kemi qarkulluar si duhet topin, edhe pse nuk ishim në presion nga kundërshtari”. Më pas, Spalletti i ka dhënë një mesazh klubit për sesionin e ardhshëm të merkatos:
“Ausilio ka thënë se ëstë e vështirë ta përmirësojmë organikën aktuale? Por duhet të flasë klubi, përndryshe do të bëhet si në qershor: dymijë emra të përmendur, por nuk kemi marrë asnjë”.
“Ai është drejtori sportiv, por është klubi që duhet të tregojë se çfarë duhet bërë në aspektin ekonomik. Skuadra ka nivel, është e vërtetë, por nuk mund të mos bëjmë një mbledhje gjatë javëve të merkaton. Gjithsesi, kemi forcën e duhur për të arritur deri në fund. Ndoshta na duhet diçka (ose dikush) për të bërë të bërë një hap më shumë përpara”.