“Pas humbjes me Udinese është shumë e rëndësishme që të ringrihemi. Duhet të reagojmë, ashtu siç kemi reaguar deri më tani. Herët a vonë ajo humbje e parë në kampionat do të vinte”, tha Spalletti, që shtoi: “Nuk ka asnjë plan B për të aplikuar pas humbjes.
Ndeshja me Udinese mori një drejtim të gabuar, por jemi të bindur se rruga e nisur është ajo e duhura, ndaj jemi të kënaqur nga puna e bërë deri më tani”.
Ndeshja e radhës për Interin është ajo ndaj Sassuolo, në fushën e këtij të fundit, një rival i vështirë, që vjen nga fitorja javën e kaluar në fushën e Sampdoria.