Skuadra spanjolle përballet me fundin e vitit 2024 me vizita në Kopenhagë (ndeshja kundër Danimarkës, sot, 20:45) dhe Tenerife (Serbi, e hënë në të njëjtën kohë).

Është kulmi i një viti që tashmë është pjesë e historisë së artë të futbollit spanjoll, ai që do të mbahet mend si viti i Kampionatit të katërt Europian , viti i golit të Ojarzabalit, viti i shpërthimit të Lamine Jamal dhe viti i një ekipi që la Gjermaninë një ndjesi pushteti që rrallë shihet.

Skuadra e Luis de la Fuente, tashmë e klasifikuar mes 8-të më të mirave që në muajin mars do të luftojë për të qenë në finalen e Ligës së Kombeve dhe për të mbrojtur titullin që mban në fanellën e tyre. Për këtë mjafton një barazim në Parken të Kopenhagës. Një mision që Spanja përballet me sigurinë që vjen nga fshirja e fjalës “disfatë” nga fjalori i saj.

Skuadra spanjolle është ajo në botë që ka rrugëtimin më të gjatë tani që nga humbja e fundit. Janë 14 ndeshje që Spanja ka luajtur që kur ka hyrë këtë vit me humbjen në Londër ndaj Kolumbisë. Që atëherë ka pasur 12 fitore, shtatë prej tyre në Eurokupë dhe dy barazime (Brazili, në miqësoren në “Santiago Bernabéu” dhe 0-0 në Beograd që hapi Ligën e Kombeve).

Askush nuk i afrohet as dyshifrore. Pas Spanjës janë tri skuadra me tetë ndeshje radhazi pa humbje. Njëra është afrikane (Marok) dhe dy të tjerat janë aziatike (Koreja e Jugut dhe Japonia). Kombëtarja marokene është ajo me më shumë fitore radhazi, gjashtë. Ata ndiqen nga Greqia befasuese me pesë nga pesë, prej tyre katër në Divizionin B të Kombeve.