Spanja është finalisti I dytë I Nations League pas Kroacisë. Skuadra spanjolle ka mposhtur Italinë me rezultatin 2-1 mbrëmjen e sotme dhe është kualifikuar për në finale.

Fillimisht Spanja realizoi me Pino dhe pas pak minutash u barazua nga Immobile nga pika e bardhë. Skuadra e Mancinit arriti të shënojë me antë të Frattesit, por goli I tij ishte I parregullt.

Në fundin e pjesës së dytë pas shumë përpjekjesh, Spanja arriti të dilte sërish në avantazh. Joselui arriti të shtyjë topin në rrjetë pas një goditjeje dhe I dha fitoren Spanjës. Finalja e Nations League do të luhet më date 18 qershor.

Spanjë-Itali 2-1

4′ Pino, 88′ Joselu / 11′ Imobile