Mbyllen të gjitha ndeshjet e sotme të Ligës së Kombeve. 17 nëntori 2020 do të kujtohet gjatë nga tifozët gjermanë për humbjen poshtëruese 6-0 nga Spanja në Ligën e Kombeve.

4-herë kampionët e botës duhet të kthehen pas në kohë për të gjetur se kur janë mposhtur për herë të fundit me 6 gola. Pavarësisht emrave të bujshëm në fushë, “Pancerat” u shpartalluan totalisht nga “Furia e Kuqe”. Ky rezultat e vendos trajnerin Joakim Lëv në pozita mjaft delikate.

Nuk gabojnë as Franca me Portugalinë. Kampionët e botës ditën si ta merrnin takimin nën kontroll me Suedinë duke kaluar nga 0-1 në 4-2 për “Gjelat”. Megjithëse pa objektiv, Portugalia mposhti nënkampionët e botës Kroacinë me rezultatin 2-3, ku luzitanët vuajtën jo pak.

Azerbajxhani i ish-trajnerit të Shqipërisë Xhani De Biazi dështoi sërish duke mos shkuar më larg se një barazim 0-0 me modestët e Luksemburgut.

FT| SPANJË-GJERMANI 6-0

Morata 17′, Ferran Torres 33′, 55′, 71′, Rodrigo 38′, Oiarzabal 89′