Situata prej coronavirusit ne mbare boten eshte perkeqesuar serish dhe kjo po ndikon edhe ne kampionatet e futbollit qe ne fakt ne shume vende po vijojne normalisht.

Por ka edhe raste qe gjerat nuk kane shkuar ashtu si duhet dhe per rrjedhoje jane anulluar edhe ndeshje sepse pjestare te ekipeve kane rezultuar pozitive.

Klubi spanjoll i Fuenlabradas që militon në Segunda Division ka bërë të ditur se në klub janë shtuar edhe 12 raste të tjera duke e çuar në total 28 numrin e të prekurve.

Pikërisht për shkak të koronavirusit u shty edhe ndeshja e javës së fundit në La Liga 2 mes La Corunas dhe Fuenlabradas. Data se kur do të luhet kjo ndeshje tashmë nuk dihet më, por e rëndësishme është që kjo situatë të kalojë pa pasoja.