Çështja e njohjes së shtetit të Kosovës mbetet ende një tabu për shumë vende, të cilat për arsye politike apo edhe për probleme të brendshme nuk kanë menduar të japin OK.
Kështu, ndodh edhe me Spanjën e cila nuk e njeh Kosovën për shkak se ka një problem të ngjashën me pavarësinë brenda territorit të saj me Katalonjën.
Mirëpo, Spanja më datë 31 mars do të duhet të ndeshet me Dardanët për kualifikueset e Botërorit të Katarit 2022. Kështu, Federata ka njoftuar se më datë 15 mars, trajneri Luis Enrike do të shpallë edhe lojtarët e grumbulluar për ndeshjet me Greqinë, Gjeorgjinë, ndërsa ka theksuar se do të luajnë edhe me territorin e Kosovës.
Në këtë formë i është drejtuar Federata e Spanjës, Kosovës, duke përdorur një term që ngjan shumë përçmues. /VipSport/