Pjesa më e madhe e stadiumeve në botë janë ndërtuar prej një kohe të gjatë. Brenda mureve të tyre janë verifikuar momente të paharrueshme dhe lojtarët janë trajtuar si heronj. Në disa prej tyre janë regjistruar edhe akte dhune ekstreme, që kanë lënë një shenjë të thellë tek ata që i kanë vuajtur këto akte. Por mes tyre ka disa stadiume që thuhet se janë të përndjekur nga fantazma, me lojtarë, arbitra dhe spektatorë që kanë dëshmuar se kanë parë shpirtra.

Kjo është lista e 5 stadiumeve nëpër botë që thuhet se përndiqen nga fantazmat.

#1 “Stadium of Light” – Sunderland

Në prill të 2005-ës, dy pjesëtarë të stafit të ekipit anglez kanë thënë se kanë parë një hije të çuditshme në dritën e zbehtë të korridoreve të impiantit sportiv. Pak më vonë, sulmuesi irlandez Stephen Elliot ka thënë se ka parë të njëjtën gjë, ndërsa shokët e ekipit janë bindur se stadiumi ishte i përndjekur nga shpirtrat. Disa njerëz besojnë se është fantazma e një bariu nga shekulli i 18-të, i cili nxirrte për kullotje delet në vendin ku është ndërtuar stadiumi.

#2 “Ghazi Stadium” – Kabul

Në këtë stadium janë bërë ekzekutime publike të të dënuarve, të cilët ishin të detyruar të uleshin në gjunj para se të ekzekutoheshin nga talebanët. Duart dhe këmbët e viktimave vareshin anash portës në mënyrë që të shiheshin nga publiku. Natyrisht, stadiumi besohet se është i përndjekur nga fantazmat e të dënuarve, të cilët vriteshin me goditje me gurë ose qëlloheshin me armë nga një distancë e afërt. Njerëzit nuk guxojnë t’i afrohen impiantit pas perëndimit të diellit.

Dheu ka thithur aq shumë gjak, duke e bërë të pamundur rritjen e barit duke detyruar përgjegjësit e stadiumit të zëvendësojnë dheun për të mundësuar rritjen e barit.

#3 “Highbury” – Arsenal

Stadiumi i vjetër i Arsenalit besohet se është i përndjekur nga fantazma e ish-trajnerit Herbert Chapman dhe nga ajo e një kali që ka ngordhur gjatë ndërtimit të impiantit. Fantazmat duket se nuk paraqesin rrezik pasi nuk ka pasur asnjë incident që mund të ketë pasur lidhje me to gjatë viteve.

#4 “St Mary’s Stadium” – Southampton

Southampton nuk e ka nisur mirë sezonin pas transferimit në stadiumin “St Mary” në 2001-in. Shumë shpjet u përhapën zërat se shpirtrat po hakmerreshin për zhvarrosjen e varreve që ndodheshin në vendin ku është ndërtuar impianti. Ky besim u rrit aq shumë sa një shtrigë e bardhë pagane është thirrur për ta çliruar stadiumin nga e keqja.

https://www.youtube.com/watch?v=FM8FI2NRuhY

#5 “Estadio do Dragao” – Porto

Në një ndeshje Champions League mes Portos dhe Paris Saint-Germain të luajtur më 22 tetor të 2012-ës, kameramani, i cili po ndiqte festimin e James Rodriguez pas golit të shënuar për Porton, gjithashtu ka kapur praninë e një fantazme të ulur mes tifozëve, që po festonin në shkallët e stadiumit. Shpirti duket gjithashtu i kënaqur për shënimin e golit, ndërsa në fytyrën e tij transparente mund të shihet një gjysmë buzëqeshje. Megjithatë, më mbrapa është sqaruar se ishte një tifoz i vërtetë i Portos, i cili nuk kishte dëshirë të festonte golin e Rodriguez, duke krijuar efektin e çuditshëm. Një mit i përgënjeshtruar?

#6 Bonus – Një fantazmë vrapon në një stadium të Bolivisë

Këto pamje drithëruese janë parë gjatë një ndeshje në stadiumin “Hernando Slies” në La Paz, Bolivi ku shfaqet një fantazmë që vrapon në shkallët e stadiumit. Ka qenë një ndeshje e Kupës Libertadores dhe momenti është kapur gjatë transmetimit të ndeshjes, me hijen që vrapon mes publikut.

Kjo video ka bërë xhiron e botës dhe ka frikësuar shumë nga gazetarët që komentonin ndeshjet që zhvilloheshin në atë stadium. Ndërsa pjesa më e madhe e kanë shpjeguar këtë episod duke thënë se hija ka qenë reflektimi i një prej tifozëve të pranishëm në stadium, pjesa tjetër është frikësuar nga ajo që kanë parë. A ka qenë me të vërtetë një fantazmë./telesport/