Vllaznia-Tirana, ose siç njihet ndryshe, “klasikja” e futbollit shqiptar pritet të ndezë javën e 26-të të Superiores, me të dyja skuadrat që zbresin në fushën e “Loro Boriçit” vetëm për tre pikët.
Kuqeblutë janë skuadra më në formë e kampionatit, ku nuk njohin humbje që nga dhjetori. Ata do të kërkojnë tre pikët e radhës në mënyrë që të afrohen akoma dhe më shumë me Egnatian e vendit të parë dhe të forcojnë pozitat e tyre në “Final 4”.
Nga ana tjetër, bardheblutë nuk po kalojnë një periudhë aq të mirë në kampionat, duke rrezikuar shumë dhe pozicionin e tyre në “Final 4”., teksa një fitore e mundshme do i ngjiste ata sërish në vendin e katërt në renditje.
FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Mehidri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Hakaj, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj.
TIRANA: Kozi, Lulaj, Hoxhallari, Mici, Haxhiu, Jonuzi, Deliu, Përgjoni, Lushkja, Latifi, Abazaj.