Hapet në mënyrë spektakolare java e 15 e Kategorisë Superiore. Në Shkodër si rrallë herë në kampionatin tonë, shënohen 5 gola, teksa vendasit në fund “buzëqeshin”, pasi rezultati është në favor të tyre 3-2.
Ribaj hap serinë e golave që në minutën e 18-të, ndërkohë që brenda 10 minutash në fillimin e pjesës së dytë shënohen 3 gola dhe humbet një penallti. Çinari shënon golin e dytë për shkodranët, ndërkohë që dy minuta më pas Plaku ngushton shifrat.
Sulmuesi i Kamzës humbet një penallti në minutën e 54, ndërkohë që dy minuta më pas Kalaja shënon golin e tretë për ekipin e tij. Imeri 12 minuta nga fundi shkurton diferencat, por ekipi i tij nuk arrin të dalë me pikë nga Shkodra. Vllaznia ngjitet në kuotën e 15 pikëve, 2 më shumë se Luftëtari. /Rozalb Lika- vipsport.al/
VLLAZNIA-KAMZA 3-2
Ribaj 18′ Çinari 47′ Kalaja 56′ / Plaku 49′, Imeri 78′