Shkodranët përveçse po punojnë pa ndërprerje për të forcuar skuadrën, nga sa mësohet ata po mendojnë që në këto pak ditë në dispozicion deri në startin e kampionatit të organizojnë edhe një fazë përgatitore.
Sponsori i skuadrës, biznesmeni Alban Xhaferi, bën të ditur se po shikohet mundësia që ekipi të zhvillojë një fazë të mirëfilltë përgatitore, por gjithashtu të zhvillojë gjatë këtyre ditëve disa takime miqësore.
Nisur nga pandemia, opsioni jashtë kufijve shqiptare duket se bie poshtë. “Po mendojmë seriozisht për një fazë përgatitore. Nisur nga pandemia, bie poshtë organizimi i saj në Ulqin, apo ndonjë vend tjetër.
Po shikojmë një vend tjetër brenda Shqipërisë për zhvillimin e saj, edhe për faktin tjetër që gjatë këtyre ditëve të kemi mundësinë për të zhvilluar disa ndeshje miqësore”, është shprehur shkurtimisht Xhaferi.