Vllaznia do të ketë edhe këtë herë premio nëse fiton ndaj Partizanit.

Sponsori i ekipit shkodran, Alban Xhaferi, ka deklaruar për “Panorama Sport” se për këtë takim, do të ketë shpërblim për të motivuar edhe më tepër ekipin në rrugën e suksesit.

Shuma kësaj here duket se do të jetë më e madhe se herët e tjera. Teksa vlerëson përgatitjet dhe gjendjen aktuale të ekipit para këtij takimi, Xhaferi konfirmoi edhe premion që do i japë ekipit.

“Ekipi është në një gjendje teje optimale para këtij takimi. Mendoj se gjithçka është në më të mirën e mundshme. Nisur nga kjo, edhe ne si klub do të jemi tërësisht në mbështetje të tij. Ne do të vendosim një premio për këtë takim. Për këtë premio, përveç nesh janë edhe të tjerë emra që kërkojnë t’i përkrahin këto djem.

Ne jemi të hapur në të mirë të ekipit. Për shumën, ende s’kemi vendosur, por para takimit do t’ia bëjmë të ditur ekipit”, tha Xhaferi.