Perballja e sotme me Teuten ne Puke, ndonese miqesore ka qene shume e rendesishme per Vllaznine sepse ka qene kontakti i pare i saj me fushen e lojes pas nje jave stervitje.

Drejtuesit e saj e priten me kenaqesi ftesen e durrsakeve per ta zhvilluar kete miqesore dhe per kete arsye kane marre rrugen drejt Pukes, qytet ku ata jane duke zhvilluar prej ditesh fazen pergatitore.

Ne tribunen e stadiumit “Ismail Xhemali” te Pukes ka qene nderkohe edhe sponsori i Vllaznise Alban Xhaferi. Ai ka qene i vetmi nga drejtuesit kuqeblu qe e ka ndjekur nga afer kete miqesore.

Kete e tregon edhe kjo foto e shkrepur nga fotoreporteri Mikel Thepina ku ai duket qarte se eshte duke medituar. Me siguri qe Xhaferi duke ndjekur kete ndeshje e ka kuptuar se skuadra do ende perforcime sepse me kontigjentin qe luajti ne kete miqesore nuk mund te pretendohet per asgje.

E rendesishme eshte qe tek Vllaznia e kane marre me shume deshire ndertimin e skuadres dhe po bejne te gjithe perpjekjet e mundshme per ta çuar aty ku duhet.
www.shkodrasport.com