Fitorja e sotme e Vllaznisë me Kastriotin, ka patur një efekt të shumëfishtë për kuqeblutë. Pas një periudhe jo të mirë, ekipi u kthye tek fitorja.
Veç kësaj, Vllaznia është rikthyer në krye të klasifikimit, e favorizuar edhe nga rezultatet e ndjekëseve të saj. Kënaqësia është e madhe në rrjete sociale dhe jo vetëm nga tifozët.
Sponsori Alban Xhaferi ka publikuar një foto, me një shprehje mjaft të njohur në Shkodër por edhe me hashtagun e tij të preferuar nga nisja e këtij kampionati.
“sabri e ka selametin #rikthimteksukses”, shkruan Alban Xhaferi në publikimin e tij në Facebook. Ajo që mbetet për tu mësuar, është nëse kjo fitore ka sjellë ndonjë shpërblim për futbollistët e stafin teknik të Vllaznisë./shkodraweb/