Vllaznia vijon pergatitjet e saj ne Zllatibor dhe qe prej dites se djehsme prane ekipit eshte edhe sponsori Alban Xhaferi. Ai ka udhetuar atje per te pare edhe miqesoren ndaj Sutjeskes, nderkohe qe ka qendruar edhe sot duke ndjekur stervitjen.
Nderkohe nuk ka munguar qe te dale bashke me stafin e Vllaznise e te vizitoje kampingun malor te Zllatiborit, i cili ofron kushte vertete shume te mira per stervitje.
Vete Xhaferi nuk ka munguar qe te postoje edhe foto me trajnerin Brdariç dhe pjestare te tjere te stafit teknik, pikerisht nga peisazhi i bukur qe ofron ky kamping.
Vllaznia eshte qe prej dites se diele ne Serbi dhe do te qendroje edhe per disa dite atje, nderkohe qe te dielen ka planifikuar te luaje nje tjeter ndeshje miqesore, kete here ndaj FK Novi Pazar./SHKODRA-SPORT.COM/