Te Vllaznia qe nga fillimi i sezonit te kaluar dhe deri me tani, gjerat po shkojne mire. Gjithcka eshte tjetersuar dhe tashme flitet per nje skuader pretendente.

Por e vetmja gje qe nuk ka ndryshuar ende eshte mungesa e nje fushe cilesore per stervitje. Trajneri Brdariç sidomos ne periudhen e shirave eshte ankuar shume ne kete drejtim, megjithate ai ka marre premtimet e drejtuesve se do te gjendet nje zgjidhje.

Ne fakt, pavaresisht perpjekjeve deri me tani asgje nuk ka ndryshuar dhe sponsori Xhaferi e ka nje arsye per kete qe ka ndodhur teksa per mediat eshte shprehur:

“Në kuadër të projektit afatmesëm, pjesa e privatizimit në lidhje me këtë ambient apo ambiente të tjera sportive, ka një ndikim të drejtpërdrejtë në kushtet e zhvillimit të stërvitjes.

Bashkia do të mundohet të kontribuojë e po ashtu edhe federata në këtë drejtim, por zgjidhja e procesit final të privatizimit do t’i hapte rrugë, jo vetëm krijimit të fushave, por edhe disa çështjeje që kanë lidhje me marketingun.

Por, shpresojmë që të marrë fund procesi i privatizimit dhe të investojmë në një fushë, pasi po vjen dimri dhe siç e shikuam edhe vjet, një pjesë e rezultateve negative ishin edhe si rrjedhojë e mungesës së kësaj infrastrukture për stërvitjen e ekipit të parë”.