Vllaznia ka nisur nga puna për sezonin e ri. Ditën e sotme, klubi përmes një postimi në rrjetet sociale konfirmoi rinovimin e kontratës me zv.trajneri Elvis Plori.
Shkodrani ka qenë në staf me Brdariç si zv.trajner, ndërsa me postimin e fundit të sponsorit Xhaferi mund të jetë Plori që do të drejtojë ekipin.
Në një postim në rrjetet sociale, Xhaferi shihet në shoqërin e Plorit, drejtorit Djarmati dhe sekretarit Dibra, ndërsa ajo që bie në sy është mungesa e trajnerit Thomas Brdariç.
Postimi i Xhaferit:
“Filloi puna, Vllaznia e madhe po vjen”.