Vllaznia po largon “te pakenaqurit”, pikerisht ata qe nuk kane gjetur hapesirat e duhura te aktivizimit ne gjysmen e pare te sezonit.

Kerkesa e tyre per t’u larguar mesohet se eshte pranuar nga drejtuesit e klubit dhe si rrjedhoje, ata jane lene te lire te shohin mundesine per te firmosur me ndonje skuader tjeter.

Pas mbrojtesit Elmir Lekaj qe ne ditet e fundit te dhjetorit firmosi ne Kosove me ekipin e Superliges Arberia, edhe dy futbolliste te tjere shkodrane jane prane largimit.

Madje kete gje e zyrtarizon edhe vete sponsori Xhaferi qe ne nje prononcim telefonik per RTSH Sport ka deklaruar se edhe dy lojtare te tjere jane lene te lire te largohen.

Behet fjale per mbrojtesin Enes Isufi dhe mesfushorin Behar Ramadani. Bashke me ta, tashme zyrtarisht jane plot 5 futbolliste qe i japin Vllaznise lamtumiren ne kete merkato janari bashke edhe me Eugeniu Sidorenco dhe Christopher Mandiangu./SHKODRA-SPORT.COM/