Ne Shkoder dhe jo vetem, numri i femijeve qe po angazhohen me futboll por rritet çdo dite e me shume. Kjo padyshim qe eshte diçka shume pozitive, megjithate edhe vete femijet e kane te qarte se jo te gjithe do te behen lojtare cilesore.

Pikerisht ne kete kontekst, shumekush nuk heq dore edhe nga shkollimi dhe edukimi. Nderkohe, ne Shkoder se fundi, nje ekip i futbollit te moshave, pikerisht ai i KF Bashkimi, ka ndermarre nje inisiative shume interesante.

Ai se fundi ka nisur nje projekt te ri qe te krijoje nje librari ne ambjentet ku stervitje. Si rrjedhoje femijet mund te marrin te lexojne libra te ndryshem te cilet ata vete i kane sjelle.

Sipas trajnerit Ervin Alushi, nje inisiative e tille eshte ndermarre per arsye qe femijet te edukohen me paster dhe te shkeputen nga celulari sa me shume dhe t’i afrohen me shume librit.

Padyshim qe nje inisiative e tille eshte per t’u pershendetur sepse sportistet perpos marrjes me sport, duhet te edukohen edhe ne menyra te tjera dhe nje menyre e mire per ta bere kete gje, eshte duke lexuar./SHKODRA-SPORT.COM/