Pandemia e “Covid-19” nuk po kursen as botën e sportit në vendin tonë. Fotoreportieri i njohur, i Partizanit dhe i Kombëtares shqiptare ndër vite, Luigj Preçi, humbi jetën në moshën 83-vjeçare pasi ishte i infektuar me “COVID-19”.

Ai që ka shkelur qoftë edhe një herë të vetmi nuk ka se si të mos e njoh Luigjin, fotoreporterin e dashur, por edhe aq të apasionuar që e shihje në fushat e blerta, madje edhe në rrethet më të largëta të vendit, por sidomos me skuadrën e kuqe.

Për 60 vite afro, Luigj Preçi me aparatin e tij ka qenë një personazh mjaft i adhuruar, madje nga tifozët e kuq sidomos në kryeqytet, por edhe në rrethe.

Klubi i Partizanit ka dal në një komunikatë për mediat duke i shprehur ngushëllime familjes së fotoreporterit të njohur në vendin tonë…