Vllaznia ne taekwondo ka arritur te siguroje te tjera suksese ne garat e rradhes. Ditet e fundit, nen drejtimin e trajnerit Elion Puka, ata kane marre pjese ne nje kampionat nderkombetar dhe jane shpallur kampion, duke u renditur me pike te paret nga 24-ekipe me 412-sportiste pjesemarres.
Keshtu, ata kane konkurruar ne te tre kategorite, per te cilat eshte zhvilluar ky kampionat, ato cadet, young-cadet dhe per kategorine e femijeve. Suksesin me te madh nder te gjithe sportistet shkodrane e kane arritur Menida Meta ne peshen 37-kg, Edrit Çoka per 41-kg, Aron Duka per 45-kg dhe Altin Lasku ne peshen 57-kg, ne kategorine Cadet, ku kane arritur te sigurojne vendin e pare dhe te shpallen kampione per kete gare.
Nderkohe, per kategorine Young Cadet u shpallen kampione Ajsel Gradeci per peshen 33-kg, Rean Beci ne peshen 41-kg, Franko Suka ne peshen 44-kg dhe Reina Spathari ne peshen 47-kg.
Kupa e vendit te pare si ekip iu dorezua Ditmir Vodinajt, nder ish-sportistet me te mire dhe me te shquar te ekipit te Vllaznise ne taekwondo dhe aktualisht, trajner i ekipit te Kombetares se Maltes.
Fakti qe plot sportiste te Vllaznise jane ngjitur ne podium eshte nje tregues i punes se shkelqyer qe stafi i trajnereve me ne krye Elion Puken dhe sportistet bejne çdo dite ne stervitje. Sigurisht qe, per çdo vit e me teper, ambiciet e Vllaznise ne taekwondo do te jene shume here me te medha. /Maringlen ZHIVANI/
Kampionet kadete:
Menida Meta -37 kg kampione
Edrit Coka -41 kg kampion
Aron Duka -45 kg kampion
Altin Lasku -57 kg kampion
Kampionet Young Cadet:
Ajsel Gradeci -33 kg kampione
Rean Beci -41 kg kampion
Franko Suka -44 kg kampion
Reina Spatari -47 kg kampione
Kampionët e kategorise Femije B dhe C :
Noel Dibra -23 kg
Daris Kraja -23 kg
Klevis Mecaj -25 kg
Asena Gradeci -25 kg
Elois Spatari -27 kg
Luar Hoti -29 kg
Ajris Sula -29 kg
Omer Puka -31 kg
Ergit Rreshketa -31 kg
Skerdilajd Egerci -31 kg
Elia Golemi -31 kg
Xhesina Lekaj -31 kg
Sejdi Bregu -36 kg
Geald Mema -36 kg
Ajlin Truma -36 kg
Amel Brahusha -40 kg
Amer Vrina -44 kg
Rohan Hasani -44 kg
Mateo Gjonaj +44 kg
Amar Taja -21 kg
Joel Marinaj -21 kg
Edrin Murrizi -21 kg
Rois Pylla -29 kg
Ajan Zadeja -33 kg