Në tetorin e vitit 2017, nën drejtimin e trajnerit Elion Puka arriti suksesin e parë në karrierën e tij sportive, u shpall Kampion Ballkani në sportin marcial të MMA-së.
Në qershorin e vitit 2019 arriti suksesin e dytë, u shpall kampion i Kanadasë në të njëjtin sport, teksa ka konkurruar në peshën 84 kg duke triumfuar ndaj kundërshtarëve të tij.
E kemi fjalën për sportistin me origjinë nga Hoti i Malësisë së Madhe, Dorian Dokaj i cili pak muaj më parë ka emigruar në Kanadanë e largët por pa hequr dorë nga artet marciale të cilat vazhdon t’i ushtrojë edhe atje.
Madje me shumë dëshirë dhe pasion, me objektiva të qarta për të arritur të tjera suksese në të ardhmen teksa tashmë objektivat janë të qarta, për të synuar sukses edhe në kampionatet më prestigjioze siç janë ato “UFC” apo “Bellator”.
© shkodrasport.com