Stadiumet e Superligës vijojnë të jenë të boshatisura gati në të gjitha ndeshjet e javës, duke krijuar një atmosferë mjaft të shëmtuar për këdo që ndjek kampionatin shqiptar.
Situata është cilësuar shpesh si alarmante, me klubet që nuk po arrijnë të tërheqin tifozët në tribuna.
Analisti i njohur sportiv Artan Shyti i ftuar në emisionin “Fair Play” është shprehur se klubet e sidomos ato me pronare bashkitë e qyteteve duhet të hapin stadiumet pa pagesë.
“Futbolli nuk është bërë që të luhet në stadiume bosh. Niveli është rritur paksa por njerëzit nuk po vijnë në stadiume.
Mendoj se klubet duhet të hapin stadiumet pa pagesë që të vijnë njerëzit. Sidomos ato klube që mbahen me lekët e bashkisë, që në fund të fundit janë paratë e qytetarëve të këtyre qyteteve”, është shprehur Shyti./newsport/