Stadiumi “Beselidhja” në Lezhë do të shembet për ti hapur rrugë ndërtimit të një zone rekrative për qytetarët. Këtë e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, sipas të cilit nuk do të ketë tjetërsim të kësaj prone që është në administrimin e bashkisë dhe do të mbetet zonë e gjelbër. Një tjetër stadium do të ndërtohet jashtë qytetit dhe me sipërfaqe më të madhe.

Ai ju ka thënë gazetarëve se projekti është dakortësuar me qeverinë dhe Federatën Shqiptare të Futbollit me objektivin për të shtuar ambjentet sportive, ndërsa në vendi ku është aktualisht stadiumi do të shfrytëzohet për të ndërtuar jo vetëm një lulishte por edhe parkim nëntokësor dhe brenda kësaj sipërfaqeje nuk do të ketë asnjë ndërtim kullash apo biznesesh.

Ky ambjent, sipas Ndreut, do të jetë pjesë e një projekti që po zhvillohet në Lezhë për të rritur sipërfaqet e gjelbërta dhe kendet e lojëra për fëmijë dhe do të ketë një shtrirje të madhe.

Ndreu i bëri këto deklarata ndërsa inspektonte punimet që kanë nisur në një ish terren sportiv, aneksi, pranë lumit Drin, e cila sipas bashkisë do të kthehet po investohet për ta bërë një lulishte dhe brenda saj do të ketë edhe terrene sportive për fëmijët./lezhapress/