Kukësi do të presë Kastriotin në Rrogozhinë. “Kukës Arena” nuk është ende gati, teksa edhe këtë javë verilindorët nuk do të luajnë dot në shtëpinë e tyre, por do të rikthehen në Rrogozhinë vetëm pak ditë pasi luajtën sfidën me Egnatian, ku edhe koleksionuan një fitore në shifrat 2-0.

Do te ndodhe keshtu sepse stadiumi i tyre nuk eshte ende gati. Nga informacionet qe merren, mesohet se problemi vazhdon te jete serish tek fusha dhe specialistet e saj u kane bere te ditur drejtuesve te Kukesit se duhet pritur ende.

Me shume mundesi do te ndodhe keshtu deri nga muaji mars, kur fillojne te rriten temperaturat dhe ikin ngricat qe jane te demshme per tapetin e ri qe eshte vendosur ne kete impiant sportiv.

Ne dy ndeshjet e kaluara, Kukesi pat zgjedhur te luante ne Shkoder, e me pas ne Elbasan, nderkohe qe sfiden e rradhes do te luaje ne Rrogozhine./SHKODRA-SPORT.COM/