Stadiumi i Barcelonës me emër të ri në 12 vitet e ardhshme. “Spotify Camp Nou” është emëruar “fortesa” e skuadrës së Xavit sipas marrëveshjes që drejtuesit e klubit katalanas arritën me kompaninë e njohur suedeze.
Spotify do të jetë edhe sponsori kryesor në fanellat e lojtarëve të Barcelonës për katër sezonet e ardhshme.
RAC1 bën të ditur se kompania e famshme e muzikës me pagesë do të sjellë në arkat e klubit 5 milionë euro në sezon gjatë katër viteve të ardhshme, kaq sa do të jetë edhe kohëzgjatja e punimeve për rinovimin e stadiumit.
Barcelona do të përfitojë 20 milionë euro në sezon për tetë vitet e mbetura të marrëveshjes. Gjithsej 180 milionë euro, të cilave u shtohen edhe 225 milionë euro të tjera të siguruara nga sponsorizimi në fanella.