Në Rrogozhinë janë duke punuar ditë e natë për stadiumin e ri, që me shumë gjasa, duke parë edhe ritmin, me shumë gjasa do të jetë gati për nisjen e sezonit të ri. Egnatia tashmë e siguroi ngjitjen në elitë edhe si kampione.
Në fillim ishin skeptikë, por duket se tashmë, me këtë ecuri punimesh, me shumë gjasa, ndoshta pas një muaji, stadiumi pritet që të marrë formë më të plotë.
Ndërkohë që Egnatias nuk i mungon tashmë as fusha e stërvitjes, pasi në Lekaj u përfundua edhe aty një investim kolosal në kohë rekord, fushë që i vlejti shumë skuadrës së parë, por edhe ekipeve të moshave.
Më poshtë gjeni edhe fotot që janë siguruar ditën e sotme nga punimet në stadiumin e qytetit të Rrogozhinës…