Në Shkodër dhe në Shqipëri krenohemi me stadiumin “Loro Boriçi” të ndërtuar dy vite më parë. U shpenzua një shumë e madhe parash por projekti i tij la shumë për të dëshiruar. Madje, pati edhe kontestime të mëdha sepse një projekt tjetër më i bukur ishte gati, ai i inxhinierit shkodran Reshat Koçkiqi. Por sot në botë është histori tjetër. Ndërtohen stadiume fantastike, me dizajn dhe forma të mrekullueshme.
Së fundi, imazhe mahnitëse zbulojnë dizajnin e stadiumit “Ras Abu Aboud” për Kampionatin Botëror të Katarit në 2022 … Arenë prej 40,000 vendesh që do të ndërtohen duke përdorur kontenierët e transportit dhe madje mund të rindërtohen në një tjetër formë.Stadiumi i “Ras Abu Aboud” do të presë ndeshje gjatë Botërorit 2022 deri në fazën e çerekfinaleve të turneut. Terreni do të ndërtohet duke përdorur blloqe modulare që mund të veçohen dhe të riformohen diku tjetër.Ky është stadiumi i parë i ri në FIFA ëorld Cup dhe është dizajni i shtatë që do të miratohet. Ekziston edhe mundësia për të çmontuar atë dhe për ta bërë atë në shumë objekte të vogla sportive.
© shkodrasport.com