Kombëtarja U19 e femrave ka luajtur një ndeshje miqësore përballë Kosovës U19 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ku fituese kanë dalë vajzat kuqezi me rezultatin 1-0.
Goli i fitores u shënua nga sulmuesja Esi Lufo në minutën e fundit të pjesës së parë, ndërkohë që pjesa e dytë është mbyllur pa gola. Ky ka qenë një test, për të parë formën aktuale të skuadrës së drejtuar nga trajneri Nevil Dede.
Tekniku Dede u shpreh i lumtur në përfundim të ndeshjes me lojën e zhvilluar nga skuadra e tij duke parë se ka pasur shumë prurje të reja në skuadër.
“Si ndeshje testuese ishte përballje interesante dhe vlerësoj lojën e vajzave dhe sidomos prurjet e reja të cilat premtojnë shumë. Nëse do të rritemi fizikisht do të kemi mundësi në eliminatoret e kësaj moshe”, u shpreh Dede.
Stadiumi “Loro Boriçi” ne kete menyre rezulton edhe njehere tjeter me fat per ekipet tona kombetare dhe ajo qe duhet permendur eshte se çuditerisht kohet e fundit, ai eshte preferuar shume pak nga FSHF