Stadiumi më i madh në botë do të ndërtohet në… Irak, si një dhuratë nga Mbreti i Arabisë Saudite, King Salman. Do të jetë 135 mijë vende dhe drita jeshile është dhënë pasi Iraku mposhti Kombëtaren e tyre me rezultat 4-1 në një ndeshje miqësore.

Mbreti Salman kishte premtuar se do t’i ndërtonte një stadium nëse ata do të dilnin triumfues nga përballja e 28 Shkurtit. Ishte ndeshja e parë ndërkombëtare e luajtur në shtëpi që prej vitit 1990 pas invazionit të Kuvajtit, që shkaktoi një embargo ndërkombëtare.

Pavarësisht se konsideroheshin si një ekip i nënvlerësuar, 11-shja e Irakut rezultoi një ekip kompetitiv dhe më fund fitues falë dy golave të Muhanad Ali, një nga Emad Mohsin Majeedv dhe autogolit të Saeed Awadh Al Yami.

Gjithsesi Arabia Saudite ka siguruar kualifikimin në Botërorin e Rusi 2018 për këtë verë, ndërsa Iraku nuk ia doli dot.

Gjatë një diskutimi politik, Mbreti Salman i premtoi Kryeministrit të Irakut, Haider al-Abadi ndërtimin e këtij impianti, i cili deklaroi:

“Kam marrë një telefonatë nga Salman. Ai më përgëzoi për fitoren e Irakut në takimin miqësor, dhe shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin për të zgjeruar dhe thelluar marrëdhëniet pozitive mes dy vendeve dhe për t’i çuar ato në tjetër nivel.

Ekonomik, komercial, kulturor… të gjitha aspektet që janë në të mirën e interesit për të dyja shtetet. Ai u ofrua të ndërtonte dhe stadiumin dhe ne e mirëpritëm  këtë inisiativë dhe ia propozuam kabinetit qeveritar.”

Për momentin stadiumi më i madh në Irak është 65 mijë vende, Basra Sports City, ndërsa aktualisht më i madhi në botë është “May Stadium”, në Korenë e Veriut me kapacitet 114 mijë vënde. /EDS/