Java e përgatitjeve të ndeshjes me Kukësin ka qenë mjaft intensive për futbollistët e Vllaznisë. Ditën e mërkurë kuqeblutë kanë zhvilluar dy seanca stërvitore dhe u duk se kaq mjaftoi për të mbyllur javën por jo. Ditën e nesërme, ekipi do të zhvillojë sërish dy seanca. Përsëri paradreke do të jetë në palestër ndërsa pasdite në fushën stërvitore të Golemit.

Kjo gjë nuk kishte ndodhur më përpara dhe prandaj duket se stafi i ri “e ka marrë me shumë vrull” punën me ekipin. Rritja e parametrave fizikë të futbollistëve mesa shihet do të jetë prioriteti i momentit tek Vllaznia. Se cili do të jetë ndikimi i kësaj mënyre të stërvitjes, kjo mbetet për t’u parë.
© shkodrasport.com