“Atletik Klub Shkodra” eshte nje nga Akademite me te mira ne Shkoder keto vitet e fundit. Menyra si punohet, perzgjedhja e elementit dhe puna sistematike, kane çuar ne marrjen e disa rezultateve pozitive, shoqeruar edhe me fitimin e disa trofeve.
Por padyshim qe nje merite te madhe ne keto suksese ka edhe stafi i trajnereve qe punojne tek kjo Akademi. Duke filluar nga Erion Mandi, Eder Zmijani, Saimir Kaloshi, Denis Çokaj, Fatjon Taraboshi, Selman Legata apo dhe trajneri i ekipit te femrave Ditmir Rakaj.
Sebashku me drejtorin teknik Elis Legata dhe padyshim me mbeshtetjen e pakursyer te presidentit Elton Bungaja, vete ky staf trajneresh duket shume i perkushtuar per te bere me te miren per ekipet me te cilet ato punojne por edhe per te rritur emrin e “Atletik Klub Shkodra”.
Maredhenia ne mes trajnereve, puna ne grup dhe pa xhelozi, kane bere qe ata te mos mendojne per suksesin personal por te jene te vendosur per t’ua plotesuar te gjitha kushtet femijeve qe jane te aderuar tek kjo Akademi, per t’i stervitur sa me mire dhe per t’i bere ata qe te ndjehen vertete te kenaqur per zgjedhjen qe kane bere.
Tek “Atletik” nuk ka “ndarje” te puneve, nuk ka “ndarje” funksionesh. Aty ke pare edhe presidentin te beje rolin e punetorit te fushes, sheh drejtorin teknik te ndihmoje ne mbajtjen e bazes materiale, sheh trajneret qe bejne edhe rolin e prindit, mesuesit apo dhe te kujdestarit per femijet. Kjo eshte fryma qe perçohet tek kjo Akademi dhe jo me kot, ajo e ka rritur performancen e saj nga viti ne vit./SHKODRA-SPORT.COM/