Qe prej te martes se kaluar ekipi i Vllaznise eshte sistemuar ne Oher te Maqedonise se Veriut ku po zhvillon pjesen me intensive te pergatitjeve per sezonin e ri futbollistik.Ne shtetin fqinj kuqeblute pritet te qendrojne deri ne fund te kesaj jave.
Te sistemuar ne hotel “Belvedere”, ne kushte shume te mira, edhe stervitjen e kane zhvilluar ne fusha te mira dhe kjo ka bere qe stervitja e ketyre diteve te shkoje ashtu si duhet.
Stafi teknik ka aplikuar çdo dite nga dy seanca, duke u dhene futbollisteve ngarkesat e duhura fizike ne menyre qe te kapin formen e duhur ne prag te fillimit te sezonit.
Ne keto rrethana, lojtaret nuk kane patur shume kohe ne dispozicion as per te dale ne qytetin e Ohrit sepse u eshte dashur te mbajne regjim. Megjithate e kane gjetur edhe kohen per t’u relaksuar paksa.
Ne te njejten menyre ka vepruar edhe stafi teknik. Siç e shikoni edhe nga fotoja e ketij shkrimi, ata kane qene te gjithe se bashku me edhe me stafin mjekesor duke kaluar disa momente prane Liqenit te Ohrit. Ne foto jane trajneri Mirsad Jonuz, bashke me dy ndihmesit e tij Safet Osja e Ideal Lekiqi, mjekun Zyhdi Çoba, fizioterapistin Ilirjan Haxhaja dhe pergjegjesin e bazes materiale Besnik Ymeri.
www.shkodrasport.com