Ndonëse ndeshjet zyrtare kishin ditë që ishin mbyllur, ekipi i Vllaznisë ka qenë në stërvitje deri sot. Pikërisht në orët e paradrekes kuqeblutë kanë zhvilluar “Reshit Rusi” të fundit seancë stërvitore për këtë vit.

Më pas, trajneri Hasan Lika dhe ndihmësit e tij Safet Osja e Ideal Lekiqi, pasi janë përshëndetur dhe uruar futbollistët për festat e fundvitit, u kanë komunikuar atyre lajmin e mirë se do të jenë pushim deri më datë 4 janar.

Pra, për pesë ditët e ardhshëm kuqeblutë nuk do ta kenë mendjen aspak tek futbolli por do pushojnë dhe do shijojnë festat bashkë me familjet dhe të dashurit e tyre. Do të rikthehen në ditët e para të janarit për të vijuar sërish punën.

Fillimisht në Shkodër për pak ditë para se ekipi të spostohet me shumë siguri diku jashtë vendit për zhvillimin e fazës përgatitore, e cila me shumë mundësi do të zhvillohet në Mal të Zi. Por deri atëherë askush duket se nuk do ta ketë mendjen më tek futbolli por tek festat. Dhe kjo është normale.
© shkodrasport.com