Dilemat nese do te ishte apo jo i gatshem nga ana shendetesore, por edhe nese do te kishte ndonje mase ndeshkimore ne adrese te tij, kane marre fund per futbollistin brazilian te Vllaznise Victor Da Silva.

Pas kontrolleve mjekesore, ka rezultuar se demtimi i pesuar ne ndeshjen ndaj Tiranes nuk eshte shqetesues dhe si rrjedhoje mundet te luaje pa problem ne ndeshjen e se premtes.

Por nga ana tjeter, edhe klubi dhe stafi teknik mesa duket nuk kane vendosur te marrin ndonje mase per ta pezulluar apo ulur ne stol pas reagimit shume te ashper ne adrese te trajnerit Brdariç ne takimin e fundit.

Si rrjedhoje, ne stervitjen e sotme, eshte pare qe sulmuesi brazilian te projektohet si pjese e formacionit titullar per ndeshjen e rradhes ndaj rrogozhinasve.

Nje vendim i tille i stafit (qe erdhi edhe pas faljes se kerkuar nga lojtari) duket se e ka gezuar kete te fundit dhe kjo shihet edhe ne foton e ketij shkrimi, bere gjate seances se sotme./SHKODRA-SPORT.COM/