Opinion nga Roland Luçi
Vllaznia humbi dhe sot ndaj Teutes, ashtu si ka humbur shpesh jo vetem kete edicion, aq sa po behet rutine shumevjeçare. Nje shperthim zemerimi gjithandej, akuza, ofendime, kerkese llogarie.

Por nuk kerkohet llogari çdo dite e çdo jave o miq.
Gjendja tashme dihet, ky ekip u krijua nga stafi drejtues tashme i shkarkuar dhe nuk funksionoi si duhet, prandaj dhe nderkohe stafi teknik eshte nderruar ne perpjekje per gjetjen e nje zgjidhje dhe dalja nga gjendja aktuale.
Por stafit te ri i duhet lene kohe te korigjoje ate qe eshte e mundur te korigjohet me objektiv qendrimin ne kategorine Superiore. Kaq eshte pritshmeria objektive edhe sivjet!
Dhe mosrenia nga kategoria nuk eshte se u rrezikua tmerresisht nga dy a tre humbjet e fundit.
Kampionati eshte i gjate, te tregohemi pak me te durueshem dhe te arsyeshem, boll per faktin se me hedhje shkelmash çdo ore e çdo dite vetem se e nxjerrim ekipin edhe me teper nga binaret.
Mrekullira nuk mund te priteshin nga nje ekip me sa duket i kalbur. Mosrenia, aq mjafton dhe sivjet, ashtu si dhe vitet paraardhese.
Por duhet te jete viti i fundit i durimit te opinionit sportiv shkodran me eksperimentet e deshtuara te Bashkise!