Gjykimi i ndeshjeve vazhdon të jetë një pikat më të nxehta të debateve të emisioneve sportive. Shumë skuadra javë pas jave kanë ngritur shqetësimet e tyre mbi vendimet që martin arbitrat gjatë ndeshjeve.
Sulejman Starova, drejtori sportiv i Teutës ishte i ftuar në emisionin Skaner në MCN TV, ku u shpreh se në këtë fazë të Superligës, gjykimi duhet të jetë sa më i drejtë në mënyrë që mos të bëhet faktor në tjetërsimin e rezultatit.
Ai gjithashtu u shpreh se përcaktuese për të fituar titullin për secilën skuadër do jetë gjendje psikologjike e lojtarëve.
“Trajneri emocionet e veta i fsheh, sepse ecën me llogari, mban llogjikën të ftohtë, ndërsa për lojtarët është ndryshe. Ata duhet të ruajnë emocionet, por deri më tani ka ndodhur ndryshe dhe kjo ka patur pasojat e veta.
Gjyqtarët luajnë mirë për të marrë notat e veta, por e kanë në dorë kampionatin. Nëse gjykojnë mirë deri në fund të kampionatit e kanë ruajtur integritetin e punës,”-u shpreh Starova./Sport Ekspres/